SKANDAL DHE E PAPRECEDENTE, ISHSH KERKON TE MBYLLE SINJALIN E RTV ORA
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në mënyrë të paprecedentë urdhëron mbylljen e aktivitetit të Radio Televizionit Ora. Vendimi është marrë me pretendimin e shkeljes së rregullave anti-Covid në transmetimet televizive ku pas dy gjobave të njëpasnjëshme, urdhërohet ndërprerja e aktivitetit dhe mbyllja e sinjalit të televizionit, pa bërë asnjë inspektim apo verifikim në terren.
Tirane- Të thuash të vërtetën në Shqipëri është e vështirë sidomos në këto kohë. Tregues është vendimi i paprecedentë i Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor për mbylljen e televizionit pa bërë asnjë verifikim, apo inspektim në terren.
Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë me argumentin e pranisë së jo më shumë se dy personave në të njëjtën studio televizive, ISHSH ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora. Një vendim i tillë merret në mungesë të një akt konstatimi sic e kërkojnë ligjet dhe procedurat dhe në një kohë kur qeveria nuk ushtron asnje kontroll në rrugë dhe bizneset kanë nisur aktivitetin normalisht.
Për herë të parë pas 30 vitesh demokraci kerkohet te mbyllet sinjali i nje televizioni dhe vihet në shënjestër një media kritike e cila nuk pranon të transmetojë kronika të gatshme.
"Vijnë dy gjoba ISHSH nga 20 milion dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti. Nuk e di se me çfarë vullneti një kryeministri në këto merr vendimin për mbylljen e një televizioni. Kjo është demokracia që duam të bëjmë ne? Në shumë vend evropiane janë bërë emisione me shumë se 3 veta. Kur në një kohë që të ftuarit në studio kanë qenë më mbi 2 metra larg.
Duan të mbyllin televiziionin sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me foto, nuk kanë ardhur në televizion inspektorë. Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë" thekson drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima.
ISHSH mori vendimin e gjobitjes pa asnjë vëzhgim në studio ku gjatë gjithë kohës është respektuar distanca me 2.5 metra. Madje rrezikun e perhapjes se koronavirusit nuk e shikon ne asnje biznes qe ne nje javë solli aq shumë të infektuar sa në dy muaj bashkë por i trembet virusit se mos përhapet në studio. ISHSH tregohet arbitrare se fal ata që transmetojnë kronika të gatshme dhe jane gati të penalizojne ata që nuk transmetojnë kronika të gatshme.
Yldon Media Group nis betejën ligjore me ISHSH dhe garanton shikuesit: Transmetimet do vazhdojnë
Te gjithe solidarizohen me RTV Ora
Ky vendim, qe eshte një akt i pastër lufte ndaj medias dhe gazetarëve kritikë të RTV Ora ka ngjallur dhe reagimet e shumta si të gazetarëve por dhe të opozites
Reagimet minute pas minute
Ora 20:45 - Video editorial i “Koha Jonë”: Rama fillon hakmarrjen ndaj mediave kritike
Ora 20:39 - Braimllari: Mbyllja e RTV Ora është kriminale dhe goditje e fjalës së lirë
Ora 20:35 - Asnje diktator deri me tash nuk i ka mbyllur mediat me arsyetimin: Nuk po me pelqejne lajmet kunder meje
Ora 20:27 - Skandali i ISHSH me Orën, moderatorët: Respektuam distancimin, pandemia pretekst
Ora 20:27 - Mirëdita Shqipëri, je plotësisht në diktaturë
Ora 20:22 - Mediu: Gjobitja dhe mbyllja e TV Ora një ngjarje skandaloze
Ora 20:14 - Mbyllja e RTV Ora, Dhimitri: Komandanti i rilindjes po përdor pandeminë për të patur të gjitha pushtetet
Ora 19:54 - Kokëdhima: Televizioni Ora nuk mund të mbyllet, Qeveria të mos i shkojë më tej kësaj historie
Ora 19:52 - Vendimi i Ramës për mbylljen e RTV Ora, ka frikë nga e vërteta që thuhet
Ora 19:46 - Yldon Media Group nis betejën ligjore me ISHSH dhe garanton shikuesit: Transmetimet do vazhdojnë
Ora 19:42 - Adi Krasta: Mbyllja e televizionit Ora, një tjetër rekord i turpshëm për këtë pushtet
Ora 19:36 - Këshilli Shqiptar i Medias: Qeveria të tërheqë masat për RTV Ora dhe të kërkojë falje publike
Ora 19:34 - Mbyllja e RTV Ora, Reagon Meta: Thellësisht i shqetësuar. E papranueshme dhe e patolerueshme.
Ora 19:02 - Zylyftar Bregu: Kur media është në rrezik, shoqëria ka rrëshkitur drejt diktaturës
Ora 19:01 - Luan Baçi: Lajmi i fundit! Vendi në diktaturë
Ora 18:52 - Reporterët pa Kufij të shqetësuar për gjobën arbitrare ndaj Tv Ora
Ora 18:46 - Erisa Xhixho: Sot unë jam me Ora News!
Ora 18:44 - Luan Rama: Kryeministri kundër Ora News, prej krimit në krim
Ora 18:36 - Nora Malaj: Sot karantinuan RTV Orën , po nesër kush e ka radhën??!!
Ora 18:25 - Mesila Doda: "Mbyllja e TV Ora, perpelitjet e fundit te nje qeni te ngordhur..."
Ora 18:12 - Mbyllja e RTV Ora/ Shima: Po mbyllet një tv që nuk jep lajme të gatshme
Ora 18:10 - Mbyllja e TV Ora, Andi Bushati: Cdo gazetar që hesht nuk është asgje me shumë se WC e tij
Ora 18:03 - Kërpaçi: RTV ORA mboshti propagandën e qeverisë, vendimi për mbyllje një kërcënim për demokracinë
Ora 17:53 - Balliu: RTV Ora kërkohet të mbyllet sepse i jep zë popullit dhe jo pushtetarëve të krimit
Ora 17:52 - Reagon Unioni i Gazetarëve: Akte lufte ndaj medias dhe gazetarëve kritikë
Ora 17:48 - Reagon Kryemadhi: Mbyllja e RTV Ora, akt diktatorial i qeverisë së hashashit
Ora 17:47 - Berisha: Sonila gjobën e ka nga Hanëm Surreli se telefonoi live 127 dhe s'u përgjigj njeri
Ora 17:40 - Mbyllja e RTV ORA, Mehmetaj: Çfarë aktesh të tjera duhen bërë që të kuptoni se autoritarizmi është kthyer?
Ora 17:24 - Reagon Vasili: RTV Ora po sulmohet politikisht për të mbyllur gojën, degradim i turpshëm i ISHSH
Ora 16:58 - Mbyllja e RTV Ora, Malaj: Lajm i keq për demokracinë, shteti të bëjë kujdes me mediat
Ora 16:50 - Reagon Basha: Ramavirusi pasi infektoi me Covid fasoneritë për të mos u dhënë paga, tani kërkon të mbyllë median
Ora 16: 30 - Drejtori i Rtv Ora: Duan te mbyllin televizionin se kemi qene te ndershem dhe te vertete
Ora 16:00 - Vasili: Mbyllja e Tv Ora kanibalizëm mafioz shtetëror, është ora t'u qëndrojmë përballë maskarenjve
Ora 15:30 - Demalia: Kjo që ndodhi me RTV Ora, të dalin 1 mln njerëz te sheshi i Teatrit deri sa të largohet Rama!
Vendimi i inspektimit të AM... by Ora News Lajme on Scribd
