Vendimi për mbylljen, Gjata: Rama u hakmorr ndaj Orës dhe paralajmëroi të tjerët: Bëhuni dele, ose do e pësoni!
Juristi, Çlirim Gjata, e cilëson një hakmarrje politike të kryeministrit Edi Rama vendimin e ISHSH për mbylljen e Rtv Ora.
Gjata thotë se Ramës në vijimësi nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e Orës dhe gjeti rastin për tu hakmarrë por edhe paralajmëruar të tjerët që: Binduni, ose do ta pësoni njësoj!
Çlirim Gjata: U informova për këtë që po ndodh. Nuk është masa administrative nga ISHSH por nga Edi Rama. Nuk ekziston sot në Shqipëri asnjë lloj institucioni, japin iniciale sa për tu hedhur në media. Ai që i bën të gjitha është Edi Rama, e ndihmon dhe ky i bashkisë. Unë, PD dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ku bëj pjesë, qytetarë të shumë jemi përkrah Ora News, mos u dorëzoni. Nuk jeni të parët që goditeni nga veprime të tilla alla diktatoriale. Duhet të mësoni dhe nga përvoja botërore. Në këto 30 vjet është hera e parë që del një vendim për mbylljen e një televizioni.
Nuk i shkon për shtat Edi Ramës, kryeministri ka lëvizur nga ekuilibri. Në kohë pandemie miraton koncesione, Ligj për jahtet, kërkon të mbyllë teatrin dhe i thotë Ora News se do të mbyllë sepse ke folur në kohë pandemie, ke ftuar njerëz në studio. Po pse nuk i mbylli fasoneritë, 300 veta në sallë dhe nuk i mbyll. Nuk është çështje pandemie por për të mbyllur fjalën e lirë. Duhet të qëndroni, na keni përkrah se nëse dorëzoheni do të biem të gjithë bashkë me ju.
Tragjedia e juristit është kur detyrohet të thotë që nuk ka më ligj.Ka rënë ligji se Edi Rama ka hedhur poshtë gjithçka. Këtë e shfrytëzon për të shtuar pushtetin e tij që të marrë çfarë të mundet.
Në fillim jepet një masë, komunikohet me shkrim procesverbali, jepet kohë për tu ankuar në një shkallë më të lartë. Pas kësaj në gjykatë. Nuk është e mundur të vihet deri te mbyllja e medias. Masat jepen kur ka pasoja, ku e ka provuar që ka ardhur një pasojë nga Ora News. Dilni në rrugë se i keni plot prej javësh. Të gjitha kullat po ndërtohen tani në Tiranë, kanë punuar me tre turne gjatë pandemisë.
Po kompanitë që rregullojnë rrugët? Nuk është çështje ligji por qeveri në regjim në ikje e sipër, të kapë çfarë të kapë. Atij asnjëherë nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e Ora News. Gjeti rastin dhe lëshoi një hakmarrje ndaj Ora News, njëkohësisht u tha edhe të tjerëve që ose bëhuni dele, ose do ta pësoni si këta. Ka një rrugë, duke përfituar dhe nga historia e këtyre gjërave.Të gjithë televizionet duhet të marrin të ftuar në studio për tu solidarizuar me ju, se nuk mund ti mbyllë të gjitha.
