Vasili: Mbyllja e Tv Ora kanibalizëm mafioz shtetëror, është ora t'u qëndrojmë përballë maskarenjve

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, e konsideron një kanibalizëm shtetëror urdhrin e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për mbylljen e Televizionit Ora.

Në një postim në facebook, Vasili thotë se qeveria po përdor mashtrimin me pandeminë per te asgjesuar sigurine e qytetareve dhe cdo te drejte themelore te tyre.

Është koha, thotë Vasili, të qëndrojmë përballë maskarenjeve me pushtet për të shpëtuar veten dhe atdheun.

Vasili: Mbyllja e TV ORA nje Kanibalizem mafioz shteteror dhe shkencor.

Mbyllja e gojes se medias se lire nje krim ndaj lirive te cdo qytetari.

Mbyllja e ORA TV eshte Orë alarmi per demokracine, qe po goditet nga mafia e pushtetit.

Mashtrimi me Pandemine po perdoret per te asgjesuar sigurine e qytetareve dhe cdo te drejte themelore te tyre.

Tu qendrojme perballe maskarenjve me pushtet per te shpetuar veten dhe atdheun.

ORA eshte tani.

Edhe ish-deputetja, Kejdi Mehmetaj, pyet se çfarë aktesh të tjera duhet të bëjë kjo qeveri që ta kuptoni se autoritarizmi është rikthyer?

Mehmetaj: Për ata qytetarë që kanë jetuar gjatë diktaturës: Çfarë aktesh të tjera duhet të bëjë kjo qeveri që ta kuptoni se autoritarizmi është rikthyer? A është parë e dëgjuar të mbyllen televizione me urdhra qeverie në ndonjë vend tjetër demokratik?

EMISIONET