Balliu: RTV Ora kërkohet të mbyllet sepse i jep zë popullit dhe jo pushtetarëve të krimit
Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me vendimin e Inspektoriatit Shëndetësor për mbylljen e televizionit ORA.
Përmes një postimi në Facebobok, Balliu thotë se RTV Ora nuk i serviloset pushtetit të korrupsionit dhe bashkisë së pavotuar.
Ai gjithashtu shprehet se RTV Ora po mbyllet sepse i jep zë popullit dhe jo pushtetarëve të krimit.
Postimi i plotë
''Për RTV Ora kërkohet mbyllja e televizionit ndërkohë Carlo Bolinos i jepet toka dhe prona e qytetarëve me 1 Euro.
Sulmohet RTV Ora meqënëse nuk i serviloset pyshtetit të korrupsionit, nuk i serviloset bashkisë së pavotuar.
Televizioni ku thuhen të vërtetat, ku i shërbehet interesit publik, pushteti i krimit kërkon ta mbyllë.
Nuk i duhet një TV ku ka një emision si Boom që denoncon dhe investigon duke faktuar pdrejtësitë ndaj qytetarëve.
Kërkohet të mbyllet RTV Ora sepse me emisionin Tempora që u jepet zë edhe atyre që sjanë dakort me pushtetin e krimit.
Kërkohet mbyllja e televizionit që ka emisionin 369 gradë meqënëse Artur Zheji bën analiza kundër padrejtësisë.
RTV Ora kërkohet të mbyllet sepse i jep zë popullit dhe jo pushtetarëve të krimit.''
