Gjirokastër, RENEA vret 35-vjeçarin, me uniformë ushtarake qëlloi mbi policinë
Forcat RENEA kanë ekzekutuar shtetasin grek Kostandinos Kacifa, pas një përplasje të ashpër me armë e cila zgjati për disa orë.
Ngjarja ka nisur rreth orës 10:00 të së dielës, kur Kacifa ka qëlluar me breshëri në ajër në fshatin Bularat në Dropull të Gjirokastrës, ku po zhvilloheshin festime me rastin e përkujtimit të të rënëve grekë gjatë luftës italo-greke.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i policisë, e cila ka rrethuar zonën ku ndodhej shtetasi grek.
Pas mbërritjes, forcat e policisë kanë hasur në zjarrin e Kacifas. Pas kësaj 35-vjeçari është fshehur pranë depos së ujit të fshatit. Në ndihmë të shërbimeve të policisë së Gjirokastrës kanë shkuar forca speciale RENEA me anë të një helikopteri.
Thirrjeve për tu dorëzuar, Kacifa i është përgjigjur me plumba. Mësohet se beteja me armë ka zgjatur deri pas orës 15:00, ku i riu nuk ka pranuar të ulë armët. Madje plumbat kanë rënë edhe mbi banesat e fshatit, duke i dëmtuar, por edhe duke i rrezikuar ata.
Si pasojë efektivët janë detyruar të ndërhyjnë duke lënë të vrarë shtetasin grek.
Sipas banorëve të fshatit, 35-vjeçari jetonte në Greqi, por kishte më shumë se një javë që kishte ardhur në Bularat. Ndërkohë Policia thotë se 35-vjeçari Kaçifa është nga Bularati i Gjirokastrës, por kohët e fundit jetonte në Athinë dhe prej disa ditësh ishte kthyer në fshat.
Sulmi mendohet të ishte paralajmëruar disa ditë më parë në rrjetin e tij social FB, ku shkruante: "Grek ose vdekje, ky është detyrimi i të gjithëve ne, në 28 tetor në Bularat për të nderuar paraardhësit tanë në memorialin përkujtimor", është shprehur ai në postimin e datës 23 tetor.
Ndërsa në një postim tjetër të mëvonshëm ka reaguar mbi bisedat e dy kryeministrave: "Tsipras dhe Rama bëjnë plane pa pronarin, por një gjë duhet të jenë të sigurt, rinia nuk do të qëndrojë si spektatore. Ata kanë thirrur grekët më 28 tetor për të dërguar një mesazh në një drejtim".
Njoftimi i ri i policise se shtetit mbi ngjarjen Ora 19: 28
"Gjatë ditës së sotme datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri. Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë. Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake.
Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë. Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.
Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor. Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore.
Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit. Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe në këtë kohë ka nisur krehja e zonës. Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat. Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.
Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit. Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.
Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje .
Lexo me shumë:
Për këtë ka reaguar edhe PDIU duke e akuzuar 35-vjeçarin si ekstremist të Agimit të Artë.
"E paqartë nëse qëlloi mbi policinë", mediat greke pasqyrojnë vrasjen e Kostandinos Kaçifa
-Vrasja e ekstremistit grek, reagon Athina: E papranueshme, Shqipëria të zbardhë ngjarjen
-"Grek ose vdekje", mesazhi i 35-vjeçarit që u vra nga policia në Gjirokastër
-"E paqartë nëse qëlloi mbi policinë", mediat greke pasqyrojnë vrasjen e Kostandinos Kaçifa
-Vrasja e 35-vjeçarit në Bularat, Ministrja greke: Asnjë flamur nuk u ul
-Rama reagon për vrasjen e 35-vjeçarit: I fantaksur, marrëzi ekstremiste
-Ministria e Jashtme shqiptare: Reagimi i Athinës i pajustifikueshëm dhe zhgënjyes
-Kostandinos Kacifa shqiptar. I veshur ushtarak qëlloi 31 herë mbi policinë
-Agimi i Artë proteston përpara ambasadës shqiptare në Athinë
-Demokracia e Re: “Kacifas pagoi me jetë patriotizmin”







Zjarr me kallashnikov ndaj policisë në Gjirokastër
Një 35 vjeçar në fshatin Bularat të Gjirokastrës hapi zjarr në drejtim të forcave të rendit që shkuan për ta arrestuar.
Policia lokale bën me dije se rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (28 tetor) në krye të fshatit Bularat, 35 vjeçari Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
"Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.
Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë", thuhet në deklaratë.
Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.
Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat "Shqiponja" dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë kontrolluan për disa orë zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.
Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastrës shkuan forcat speciale RENEA me anë të një helikopteri.
Policia lokale tha se shtetasi Kostandinos Kaçifa jetonte në Greqi dhe kishte rreth një javë që kishte ardhur në Bularat.




