Kush është Konstandin Kacifas që qëlloi me armë policinë?
Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të diele (28 tetor) në fshatin Bularat në Gjirokastër, ku një shtetas grek qëlloi me armë në drejtim të policisë. Në portale dalin foto dhe të dhëna të shumta.
Teksa PDIU e konsideron si ekstremist të Agimit të Artë në Kosovë, gazetari Arben Llalla shkruan se ai ka dalë në foto me veshje të forcave speciale të Greqisë.
"Dje i sapo ardhur nga Greqia Konstandin Kacifas me njerëzit e Agimit të Artë, shpalosën në Jugun e Shqipërisë flamurin e Autonomisë greke. Skedarë i përgatitur mirë nga sigurimi grek, mos u gënjeni se ka probleme psikologjike Kacifas", shkruan gazetari.
