"E paqartë nëse qëlloi mbi policinë", mediat greke pasqyrojnë vrasjen e Kostandinos Kaçifa

Vrasja e ekstremistit grek Kostandinos Kaçifa nga forcat RENEA, i cili hapi zjarri ndaj policisë ka ngjallur edhe reagimin e mediave greke.

"Protothema", një nga mediat kryesore në Greqi shkruan:  “Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”.

“35-vjeçari ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kuadër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare, ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov”,  shkruhet në artikullin e ‘Protothema’.

 “Është ende e paqartë nëse ai ka qëlluar drejt policisë ose në ajër, ndonëse mediat shqiptare pretendojnë se ka qëlluar kundër forcave RENEA”, shkruan Skai grek, i cili i referohet lajmit të Ora News.

“Mononews.gr” shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë.

Lexo gjithashtu:

Gjirokastër, RENEA vret 35-vjeçarin grek që qëlloi mbi policinë

Reagon Athina: E papranueshme, Shqipëria të zbardhë ngjarjen

EMISIONET