Gjirokastër, 35-vjeçari qëllon me armë edhe ndaj RENEA-s

Policia lokale bëri me dije se rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (28 tetor) në krye të fshatit Bularat, 35 vjeçari Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

"Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i  mjetit të policisë",tha policia në deklaratë.

Policia menjëherë rrethoi zonën ku përsëri ky shtetas hapi zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fsheh në thellësi të fshatit ku forcat "Shqiponja" dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë krehën zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastrës shkuan forcat speciale RENEA me anë të një helikopteri.


Vritet 

Në orën 15: 41 (28 tetor 2018) policia e shtetit deklaron se Kacifa ka mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Njoftimi i policise: Në vijim të informacionit të dhënë më parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat ku shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë ju informojmë se: Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale. 

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.  

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa. Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nen drejtimin e Prokurorise."

Lexo gjithashtu:

Gjirokastër, RENEA vret 35-vjeçarin grek që qëlloi mbi policinë

Reagon Athina: E papranueshme, Shqipëria të zbardhë ngjarjen

EMISIONET