VV protestë kundër pranisë së Vuçiç në Tiranë, përplasje me policinë

VV protestë kundër pranisë së Vuçiç në

Me thirrjet "Kosova zemra e Shqipërisë", Lëvizja Vetëvendosja në  Tiranë protestoi kundër mini shengenit ballkanik.

Gjatë protestës ka patur edhe përplasje me policinë, ku protestuesit disa herë kanë tentuar të thyejnë kordonin.

Ditën e sotme në Tiranë ndodhet Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa Kosova nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë samit.

Ora 18:00 - Protesta e LVV në Tiranë kundër Vuçiç transmetohet në median serbe

Protesta e Lëvizjes Vetëvendoje në Tiranë u transmetua LIVE në YouTube nga media serbe Tanjug. Mbërritja e Vuçiç në kryeqytet për minishengenin ballkanik është kundërshtuar nga LVV. 

Ora 17:45 -Elvis Hoxha: Rama punon për mohimin e popullit shqiptar, Vuçiç adhurues i Millosheviçit

Profesori i Filozofisë, Elvis Hoxha tha se Samiti i sotëm në Tiranë për mini-shengenin Ballkanik është një rrezik kombëtar. Në një intervistë për Ora News gjatë protestës, ai u shpreh Rama bën veprime kundër popullisë shqiptare.  Sipas tij, Rama është vegël e Vuçiç, i cili ka shprehur adhurimin për Millosheviçin.

Ora 17:30 -"Kosova zemra e Shqipërisë"

Protestuesit thonë se një njeri që nuk njeh krimet e luftës nuk duhet të vijë në Shqipëri dhe të kërkojë lëvizje të lirë.

"Unë po mbroj dinjitetin e shqiptarëve. A mori leje Vuçiç kur erdhi në Shqipëri? A jemi shqiptarë në Shqipëri apo e kemi me qira këtë tokë", tha një protestues

"Janë ca kufoma që po ecin për inerci mbi tokë. Këta maskarenj kanë 30 vjet që na shkatërrojnë këtë komb. E ndjejmë se policët janë në siklet, se edhe ata gjak shqiptari kanë. Këtë bën kjo politikë që na vë në përplasje. Patriotët nuk e shkatërrojnë Shqipërinë, por e bëjnë Shqipërinë", tha një tjetër protestues.

Ora 17:00 -Vuçiç e Zaev në Tiranë, priten nga kryeministri Edi Rama



EMISIONET