Protesta e LVV në Tiranë kundër Vuçiç transmetohet në median serbe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2019, 17:51
Protesta e Lëvizjes Vetëvendoje në Tiranë po transmetohet LIVE në YouTube nga media serbe Tanjug.
Mbërritja e Vuçiç në kryeqytet për minishengenin ballkanik është kundërshtuar nga LVV.
Me thirrjet "Kosova zemra e Shqipërisë" ata protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombët”.
Protestuesit thonë se një njeri që nuk njeh krimet e luftës nuk duhet të vijë në Shqipëri dhe të kërkojë lëvizje të lirë.

