Elvis Hoxha: Rama punon për mohimin e popullit shqiptar, Vuçiç adhurues i Millosheviçit

Elvis Hoxha: Rama punon për mohimin e popullit shqiptar,

Profesori i Filozofisë, Elvis Hoxha tha se Samiti i sotëm në Tiranë për mini-shengenin Ballkanik është një rrezik kombëtar. Në një intervistë për Ora Neës gjatë protestës, ai u shpreh Rama bën veprime kundër popullisë shqiptare.  Sipas tij, Rama është vegël e Vuçiç, i cili ka shprehur adhurimin për Millosheviçin.

Elvis Hoxha: Rama bën veprime kundër historisë së shqiptarëve, kundër popullsisë shqiptar.

Vuçiç nuk është një udhëheqës i ri, është një asistent i Milloshevicit. Ai ka një adhurim të madh për Milloshevicin. Ai para pak ditësh mohoi Reçakun.

Një kryeministër që punon për mohimin e popullit shqiptar nuk është kryeministër i shqiptarëve, mund të jetë vegël e Vuçiç.

Ky samit është një rrezik kombëtar, sepse i jep një dorë të lirë tregtisë Serbe në momentin kur Rama ka shkatërruar prodhimin  vendor.

EMISIONET