Studentët i janë përgjigjur negativisht ftesës së kryeministrit Rama për dialog. Nga Ministria e Arsimit, një student për Ora News pati këtë përgjigje për Ramën.

Stduenti: Seriozisht e ka ai?!Gjithë arrogancat që kemi duruar ndaj tij, tani do të jemi ne arrogantë ndaj tij. Merri kërkesat me vete, nuk ka negociata dhe as nuk do të ketë. "What the Fuck!

Ata shprehën vendosmërinë për të mos u tërhequr.

Studenti: Do të qëndrojmë derisa të lodhemi dhe ne nuk lodhemi kurrë. Dëgjova se ka hyrë live, uroj ti ecë mbarë sepse negociata nuk do të ketë.Pse i do i do negociatat kur ja kemi bërë të qartë se çfarë duam. Për çfarë i do negociatat, do të na përçajë? Largojini duart e ndyra nga propaganda me studentë!

Lexo edhe: Rama fton studentët në dialog: O bashkë, ose të ndarë! Ju rrofshin tarifat pastaj!

S'ka tërheqje, pas 7 orë protestë studentët paralajmërojnë tubim madhështor të martën


/Ora News.tv/