Rama fton studentët në dialog: O bashkë, ose të ndarë! Ju rrofshin tarifat pastaj!

Rama fton studentët në dialog: O bashkë, ose të ndarë!

Ndërsa protesta e studentëve vijonte para Ministrisë së Arsimit, kryeministri Edi Rama doli me një postim të befasishëm në fb, ku i ftonte në dialog.

Filimisht për studentët la ditën, orën dhe vendin e takimit.

Rama: Dialog për Universitetin Facebook LIVE, e hënë 10 dhjetor ora 11:00.

Më pas ftesën e zgjeroi me argument përmes një video mesazhi, ku kërkonte krijimin e një strategjie të përbashkët student-qeveri për t'i dhënë zgjidhje kërkesave të tyre.

Rama: Jam shumë i bindur që ky është një moment i artë për të ndërtuar një mekanizëm bashkëqeverisje me studentët që të adresojmë një qasje këndgjërë problematikën e udhëkryqit ku ndodhet universiteti. Problematika e arsimit të lartë nuk janë as të reja dhe as të panjohura, as aq të rënda sa deri 5 vjet më parë, por sot kjo s'ka rëndësi. Edhe nevoja për më shumë financim, infrastrukturë, kusht më të mira, është e ditur. Por dua ta them qartë fare sot kur po flitet për tarifa dhe konvikte, se as ulja e tarifave, as investimet, as biblioteka e re shkencore, gjëra që po bëhen dhe mund të bëhen, nuk administrojnë sëmundjen, por vetëm simptomat. Jam shumë dakord që këto duhen, duhen padyshim. Kemi bërë më shumë se ata para nesh, por e di që sërish nuk mjafton. Jam i pari që e di se nuk mjaftojnë dhe duhet bërë shumë e më shumë. 

Por sot nëse duam ta kthejmë këtë zgjim studentor momental në një moment vendimtar për reformimin e mëtejshëm të universiteitt, na duhet një lëvizje e fortë dhe e bashkuar. Nuk po përpiqem t'iu bëj magji protestuesve që të shpërndahen se nuk dua që të marrin një fitore momentale...nuk dua që të rrinë mbledhur derisa të bien në kurthin e kazanit politik dhe mediatik ku i joshin për të nxjerrë nga zjarri gështenja që për vetë si nxjerrin kurrë se askush nuk i merr seriozisht. Pikërisht tani duhet tentuar një strategji e përbashkët student-qeveri. Për ta vënë në jetë këtë duhet një bashkim i qeverisë, studentëve dhe pedagogët që duan dalje nga qarku vicioz dhe jo zgjidhje nga qarku vicioz për të dalë nga korrupsioni dhe keqadministrimi i universitetit. Studentët nuk e bëjnë këtë nga poshtë pa qeverinë, sepse nuk kanë autoritet vendimmarrës, ndërsa qeveria nuk e bën dot nga lart pa ata. As qeveria nuk është pa kusure në këtë moment". 

Kryeministri tha se është i  interesuar për një zgjidhje largpamëse dhe për këtë shtroi si nevojë zgjedhjen e një përfaqësie nga ana e studentëve.

Rama: Për mua është gjëja më e lehtë të bëj një manovër politike për të shuar protestën. Të flasim përmes një përfaqësie. Askund nuk ndodh që qeveria të zgjidhë kërkesat nga televizori, as studentët nuk i lidh dot në besë përveç një përfaqësi e tyre. Ta zëmë se edhe kjo kapërcehet. Prapësëprapë adresimi i kërkesave të tyre financiare dhe logjistike  nuk do të lëvizte fare ujin e ndenjur brenda gardhit të Universitetit. Dua të tentoj këtë bashkim në dukje të pamundur mes protestuesve dhe qeverisë. Do të kemi mundësi të komunikojmë nesër këtu gjerë e gjatë në mejdanin social. Një nga gjërat që do u them, duke e përdorur ata pushtetin nëpërmjet meje dhe qeverinë do të kalojnë nga zgjidhja taktike e situatës tek beteja strategjike në fron kundër sëmundjes së brendshme të Universitetit. 

Derisa protesta nuk është politike dhe prandaj po u mbijeton ende edhe hienave të uritura nga humbja e tepsisë, thelbi këtu është: O bashkë sot edhe për nesër, ose të ndarë për sot dhe për nesër. Pastaj ju rrofshin tarifat më të ulëta, konviktet e ngrohura dhe Bilbliotekat shkencore në pellgjet ujëndenjura ku shitblerja e titujve dhe e provimeve është sekreti më i madh publik i një bote universitare që problemin e vërtetë nuk ka varfërinë e vlerave monetare, por batërdinë e vlerave universitare. Këto mendime kisha unë për momentin për të provokuar dialogun e nesërm. Ju pres live po këtu në orën 11:00 paradite dhe deri në darkë po të doni që të gjithë pa dallim feje, krahine e ideje. Edhe pa dallim notash natyrisht. Për atë punën e ngelësave nja dy fjalë i kam ruajtur po mu dha mundësia. Jam shumë kurioz si shkon kjo punë. Shihemi nesër se ka shumë për të folur, por edhe unë kam me siguri shumë për të dëgjuar.

Lexoni edhe: Studentët refuzojnë ftesën e Ramës për dialog: "What the Fuck!”

Vijon rezistenca, studentet: Të martën afati për qeverinë, do jemi mijëra studentë



EMISIONET