Tronditet Tirana: Vëllai gjen të vdekur të motrën dhe mbesën. Dyshohet se u vetëflijuan. Vajza tjetër rëndë në spital

Tronditet Tirana: Vëllai gjen të vdekur të motrën dhe

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Nëna dhe vajza e saj 30 vjeçe janë gjetur të vdekura në banesë, ndërsa vajza tjetër 34 vjeçe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Ka qenë vëllai i 56 vjeçares, shtetasi S.F i cili sot (2 korrik 2020) Më datë 02.07.2020, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën "Hamdi Cenoimeri" se motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

“Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifi., 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar” – njofton policia.

Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj dha detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.

Gruaja dhe dy vajzat e saj kishin tre ditë që nuk kishin komunikuar dhe kjo kishte nxitur vëllanë e 56-vjeçares të kërkonte ndihmë policisë.

Jaupaj tregon se kishte hyrë nga dritarja e banjos.

Rebani Jaupaj: “Vëllai ka telefonuar dhe ka thënë nuk kam kontakt prej tre ditësh me motrën dhe nuk përgjigjen në telefon. U ngrit grupi hetimor, shkuan në banesë dhe në pamundësi për të hapur derën e banesës, hymë nga dritarja e banjos. Konstatuam të ëmën të vdekur. Një nga vazjat në gjëndje kritike për jetën dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe mbi batanije një jorgan vajza tjetër pa shenja jete. U ngrit grupi hetimor dhe po kryen veprime. Mendohet se mund të jenë vetëflijuar.

Ai tha se te viktimat nuk ka pasur shenja dhune, por është konstatuar se ditët e fundit nuk janë ushqyer.

Rebani Jaupi: ''Paraprakisht eksperti mjeko-ligjor komunikoi dhe të dy viktimat nuk kishin shenja jete por mendohet se mund të jenë vetëflijuar, grupi hetimor vazhdon hetimet. Po grumbullojmë të gjitha provat materiale në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Të dyja vajzat kanë qenë të arsimuara, kanë mbaruar shkollën e lartë por ishin të papuna. Në konstruktin e tyre shihet që ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit. Do të japim një deklarim më të saktë pasi të dalë ekspertiza mjeko-ligjore.''

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe: Dyshohen se u vetëflijuan, vajzat dhe nëna ishin mbështetëse të dëshmitarëve të Jehovait

Tragjedia në Tiranë: Nëna dhe vajzat kishin ditë që nuk ushqeheshin, si i gjeten të vdekura në banesë

EMISIONET