Dyshohen se u vetëflijuan, vajzat dhe nëna ishin mbështetëse të dëshmitarëve të Jehovait

Dyshohen se u vetëflijuan, vajzat dhe nëna ishin mbështetëse

Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj dha detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme, ku një nënë dhe vajza e saj 30 vjeçe u gjetur të vdekura në banesë, ndërsa vajza tjetër 34 vjeçe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se nëna dhe vajzat ishin mbështetëse të dëshmitarëve të Jehovait. Këto janë vetëm dyshime pasi në vijim pritet të zbardhen detaje. 

Jaupaj tha se në banesën e tyre janë gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare.

Rebani Jaupi: ''Paraprakisht eksperti mjeko-ligjor komunikoi dhe të dy viktimat nuk kishin shenja jete por mendohet se mund të jenë vetëflijuar, grupi hetimor vazhdon hetimet. Po grumbullojmë të gjitha provat materiale në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Të dyja vajzat kanë qenë të arsimuara, kanë mbaruar shkollën e lartë por ishin të papuna. Në konstruktin e tyre shihet që ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit. Do të japim një deklarim më të saktë pasi të dalë ekspertiza mjeko-ligjore.''

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

Lexo edhe: Tragjedia: Nëna dhe vajzat nuk ushqeheshin prej ditësh, njëra u gjet e mbuluar me batanije dhe jorgan

Tragjedia në Tiranë: Nëna dhe vajzat kishin ditë që nuk ushqeheshin, si i gjeten të vdekura në banesë



EMISIONET