Sekretari i OKB-së Gutierres kritikon Trump-in: Nuk është koha për t'i ndalur fondet OBSH-së

Shefi i Kombeve të Bashkuara ka kritikuar presidentin amerikan Donald Trump për pasi ky i fundit tha se do të bllokojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit.

Sipas Gutierres tani nuk është për të ndalur fondet për OBSH.

"Tani është koha për unitet dhe bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku në solidaritet për të ndaluar këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese," tha Sekretari i Përgjithshëm i KB António Guterres.

Trump kishte akuzuar më herët OBSH-në për "keqmenaxhim të situatës së shkaktuar nga koronavirusi dhe tha që SHBA do të bllokonte fondet në pritje të një rishikimi të situatës.

Guterres megjithatë theksoi se OBSH ishte në vijat e para, duke mbështetur shtetet anëtare dhe shoqëritë e tyre, veçanërisht më të prekurit midis tyre, me udhëzime, trajnime, pajisje dhe shërbime konkrete për shpëtimin e jetës.

"Unë mendoj se Organizata Botërore e Shëndetit duhet të mbështetet, pasi është absolutisht e rëndësishme për përpjekjet e botës për të fituar luftën kundër Covid-19'', shtoi Sekretari i OKB-së.

EMISIONET