Nuk menaxhoi si duhet situatën e Covid-19, Trump bllokon fondet për OBSH-në
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën e 14 prillit se do bllokojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit dhe do të bëhet një rishqyrtim për to.
Trump tha në një konferencë shtypi se shqyrtimi do të përfshijë rolin e OBSH-së në keqmenaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19.
Presidenti tha se ndërsa SH.B.A. vendosi kufizime të udhëtimit në Kinë gjatë fazave të para të shpërthimit, OBSH ishte kundër.
"Kombet dhe rajonet e tjera që ndoqën udhëzimet e OBSH dhe i mbanin kufijtë e tyre të hapur me Kinën, përshpejtuan pandeminë në të gjithë botën", tha Trump.
Trump vazhdoi: "Vendimi i vendeve të tjera të mëdha për të mbajtur të hapur udhëtimet ishte një nga tragjeditë e mëdha dhe mundësitë e humbura që nga ditët e para".
SHBA është vendi më i prekur nga Covid-19 me mbi 26 mijë viktima dhe mbi 600 mijë të infektuar.
Në të gjithën botën janë shënuar 493 mijë viktima dhe rreth 2 milion të infektuar sipas statistikave nga universiteti John Hopkins.
Ndërkohë lidhur me këtë çështje ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutierres i cili kritikoi presidentin Trump dhe tha se nuk është koha për t'i ndalur fondet OBSH-së.
