Kryeministri ynë 'stil'

Në homazhet e të ndjerit Hajdaraga, nuk mund të mungonin figura të larta shtetërore, një prej të cilëve ishte edhe kryeministri Rama.

I heshtur dhe sigurisht, i pikëlluar për humbjen e ish kolegut, ra në sy jo aq mos komunikimi me mediat, sesa veshja e tij 'stil'.

Për dikë mund të jetë e tepërt, për dikë tjetër, kryeministri është shumë 'fashion'.

Me një stil krejt të vetin, i veshur me shajakë, nuk mungojnë atletet e bardha, për të cilat ka folur bota mbarë, përfshirë dhe agjensinë prestigjoze të lajmeve BBC.

Sigurisht lart nuk mungonte xhaketa dhe këmisha, pasi kryeministri i respekton 'kodet e veshjes'.

Kështu, mes komoditetit të shajakëve dhe atleteve, dhe paraqitjesh 'shik' me xhaketë, Rama binte në sy (edhe për faktin që është shumë i gjatë) si një kryeministër i veshur tej mase me stil dhe shumë origjinal.

Figura të tjera politike morën pjesë në homazhet e të ndjerit Luan Hajdaraga, të cilët kishin veshur kostume dhe këmisha.

Kryeministri u largua me një makinë dhe aspak me pajton, siç do t'i shkonte shajakëve.



Kliko ketu per FOTOGALERINE

EMISIONET