Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, arrestohen dy mjekë
Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme (22 prill) dy mjekë për vdekjen e 25-vjeçares në maternitetin e Elbasanit.
Në pranga janë vënë kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Niko Thano.
Në pyetje është marrë edhe gjinekologu Ardjan Kadaifçiu, ndërsa janë thirrur të dëshmojnë edhe dy infermierë që asistuan në lindje.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit ata akuzohen “për mjekim të pakujdesshëm” të 25 vjecares që ndërroi jetë të hënën në sallën e lindjes.
Familjar: "Doktori i zemrës është vonuar 4 orë dhe kur ka mbërriti, erdhi shumë avash gjithë tangërllik."
Rexhina Debrova nga Cërriku, ndërroi jetë 1 orë pasi lindi me operacion fëmijën e saj të parë.
Në reagimin e parë qendra spitalore e Elbasanit tha se Rexhina Debrova pësoi një komplikacion të rëndë, të ashtuquajtur infarkt mushkërie.
Ndërkohë priten edhe rezultatet e autopsisë për shkakun zyrtar të vdekjes.
