Elbasan, 25-vjeçarja ndërron jetë në maternitet një orë pas lindjes
Një 25-vjeçare ndërroi jetë në maternitetin e Elbasanit pasi kishte sjellë në jetë me operacion fëmijën e saj të parë. Familjarët ngritën akzua për pakujdesi nga mjekët, por burime nga materniteti thonë se e reja pësoi arrest kardiak.
Një 25-vjeçare ndërroi jetë në maternitetin e Elbasanit pasi solli në jetë me operacion fëmijën e saj të parë.
Por rreth një orë e gjysmë më pas, Rexhina Debrova nga Cërriku, është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.
Burime nga Spitali thonë se shkak është bërë një arrest kardiak, ndërsa nga ana tjetër saktësojnë se foshnja gëzon shëndet të plotë.
Por familjarët e vajzës, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, akuzuan bluzat e bardha për vonesa e pakujdesi në trajtimin e rastit.
Sipas tyre, ndërhyrja e specialistit kardiolog ishte e vonuar.
"Sot vajti me këmbët e veta dhe bënte vizitat rregullisht" thotë i afërmi
Zyrtarisht spitali i Elbasanit nuk ka reaguar për rastin, pasi pret procedurat standarde në këto raste.
Për të zbardhur shkakun e vdekjes së të resë priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa një hetim tjetër do të verifikojë pretendimet e familjarëve për neglizhencë nga bluzat e bardha në maternitetin e Elbasanit.
Lexo më shumë:
Spitali për vdekjen e 25-vjeçares: Pësoi komplikacion, por presim ekspertizën
