"RAMA IK! Mbi 6 ore proteste: Përplasje, gaz lotsjelles e dhune, mbi 50 te shoqeruar
Situate teper e tensionuar pasditja e 11 majit 2019 ne Tirane. Për gati 6 orë opozita protestoi me thirrjet: Rama ik! Molotov, tymuese, fishekzjarre u hodhen nga protestuesit ndersa policia i zbrapsi me gaz lotsjelles dhe molotov. Protesta nisi rreth ores 18:30 fillimisht para kryeministrise per tu zhvendosur para parlamentit dhe me pas para Drejtorise se policise se Tiranes ku u shoqërua sekretari organizativ i PD-se, Sait Dollapi, pas dhunes se ushtruar nga policia para parlamentit. Pak pasmesnates protestuesit u zhvendosen tek selia e PD-se ku po mbahet nje mbledhje e jashtezakonshme, nderkohe Sait Dollapi u transportua ne spital.
"Kjo është betejë për jetë a vdekje. Beteje deri në fund dhe fitore: Rama ik! Sakrificat për këtë Shqipëri nuk bëhen për një parti politike apo koalicion opozitar dhe bashkimi ynë është i pathyeshëm." deklaroi Basha ne fjalimin e tij te pare para kryeministrise ku protestuesit u mblodhen rreth ores 18:30 minuta. Para deres se kryeministrise u hodhen bomba molotov, fishekzjarre nga protestuesit ndersa policia u perpoq ti zbrapste me gazlotsjelles dhe uje.
Situata u tensionua edhe me shume kur protestuesit pas dy oresh u vendosen para parlamentit. Aty protestuesit u zbrapsen me gaz lotsjelles por dhe uje dhe pas me shume se nje ore policia mori nen kontroll te gjithe sheshin para parlamentit duke i zbrapsur protestuesit.
Po para parlamentit ndodhi dhe incidenti i rende kur policia qëlloi me shkop gome Sait Dollapin dhe me pas shoqerua ne makinen e policise. Me thirrjen e kryetarit te PD-se protestuesit u zhvendosen drejt drejtorise se policise se Tiranes ku ishte i shoqeruar Sait Dollapi. Situata para Drejtorise se Policise u rendua se tepermi: Protestuesit goditen me sende te forta dritaret e godines ndersa policia u perpoq ti zbrapste me gaz lotsjelles dhe uje.
Ministri i Brendshem Sander Lleshaj deklaroi se jane plagosur 13 police. Gazetaret raportojne mbi 50 te shoqeruar dhe protestues te plagosur. Ambasada amerikane beri thirrje te ndalet dhuna. Presidenti i Republikes tre here beri thirrje publike, ndersa kryeministri ironizoi protesten permes nje postimi ne twitter.
Ora News percjell live zhvillimet
Ora 00: 19 Ne seline PD po mbahet nje mbledhje urgjente e Drejtuesve te PD-se dhe LSI.
00: 10 - Protestuesit zhvendosen drejt selise se PD-se. Nderkohe mesohet se ndaj Sait Dollapit prokuroria ka kerkuar lirimin dhe shoqërimin e tij ne spital. Nje burim i cili kontaktoi ne lidhje live analistin Artur Zheji deklaroi se prokuroria ka bere debat me policine e cila ka kundershtuar.
23:00 Eshte nje situate shume e tensionuar para drejtorise se policise. Gazetarët raportojnë se ka thyerje të xhamave ndërsa raportohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe ujë. Policia informon se jane 50 persona te ndaluar.
Ora 22: 43 Para drejtorise se policise se Tiranes po hidhet gaz lotsjelles
Ora 22: 32 Protestuesit zhvendosen drejt policise se Tiranes pas thirrjes se kryetarit te PD-se nga selia blu
Kreu i Partisë Demokratike dënoi dhunën ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së, Sait Dollapi. Në një fjalim të shkurtër nga selia e PD-së, Basha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ftoi protestuesit të zhvendosën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tij.
Lulzim Basha: Me urdhër personal të Edi Ramës, është dhunuar në mënyrë të pashembullt Sekretari Organizativ i PD-së Sait Dollapi, i cili gjatë gjithë protestës ka bërë gjithçka për të mbrojtur efektiët e policisë, ka dalë para gurëve dhe fishekzjarreve. Por me urdhër të Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj është dhunuar në mënyrën më barbare të mundshme, është shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në emër të opozitës i bëj thirrje ta lirojnë një orë e më parë, ndërkohë që u bëj thirrje të gjithëve ju të nisemi drejt Drejtorisë së Tiranës.

Ora 22: 17: Partia Demokratike niset drejt policise se Tiranes ku ndodhet i ndaluar sekretari organizativ Sait Dollapi.
Ora 22:00 VIDEO/ Vrapon dhe rrëzohet, policia e godet me shkop gome Sait Dollapin
Një episod i rëndë u regjistruar mes Forcave të Ndërhyrjers së Shpejtë dhe ish-drejtorit të CEZ, Sait Dollapi, njëherësh edhe Sekretar Organizativ i PD.
Dollapi i është afruar me maskë antigaz pranë kordonit të policisë. Polici i kërkon të heqë maskën dhe u bën me shenjë policëve të tjerë ta shoqërojnë.
Dollapi refuzon ta heqë maskën dhe të shoqërohet, dhe vrapon me vrap. Gjatë vrapimit ai rrëzohet. Policia sulet mbi të dhe e godet me shkop gome. Më pas shoqërohet në polici.
Një episod i rëndë u regjistruar mes Forcave të Ndërhyrjers së Shpejtë dhe ish-drejtorit të CEZ, Sait Dollapi, njëherësh edhe Sekretar Organizativ i PD. Shikoni videon

Ora 22: 00 Jane 13 police te lenduar
Ministri i Brendshem Sander Lleshaj permes nje postimi ne Twitter deklaron se jane 13 police te lenduar.
"13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike. Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!" shkruan ne Twitter.
Ora 21: 43 Ambasada amerikane i ben thirrje drejtuesve te protestes te ndalin dhunen
"Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje".
21:30 Vijon te jete e tensionuar situata para parlamentit. Protestuesit therrasin Rama ik ndersa ka nje perforcim me te madh te policise. Ne vendngjarje ndodhen dhe dy autobote me uje.
Ora 21: 27 Hidhet gaz lotsjelles dhe molotov para parlamentit
Situata e tensionuar u përshkallëzua edhe para parlamentit kur u hodh fishekzjarre dhe molotov ndërkohë që policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Protestuesit herë herë zbrapsesish kur hidhej gazi lotsjellës dhe më pas ktheheshin sërish para parlamentit

Ndersa protestuesit marshojne drejt parlamentit, shtohen dhe forcat policore. Hidhet molotov drejt parlamentit.
Ora 20: 58 Basha dhe protestuesit zhvendosen drejt Parlamentit

Ora 20: 57 Protestuesit tentojne te hyjne ne kryeministri, zbrapsen me gaz lotsjelles
20: 35: Rama ironizon protesten
Kryeministri, Edi Rama, ka zgjedhur rrjetin social twitter për të komentuar atë çfarë po ndodh para zyrës së tij. Përmes një postimi, Rama shkruan:"Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë "Aman ik!",ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj!
Ora 20: 31 Rames i shkruajne ne mur: IK IK
Veç molotovit, protestuesit nuk kanë kursyer drejt godinës së kryeministrisë edhe hedhjen e bojës së zezë.
Ndërsa përmes një projektori në gjithë fasadën shfaqej dhe mesazhi kryesor i kësaj proteste: Rama ik! e duam Shqiperine si te gjithe Europa.

Ora 22:22 Kryetari i PD-se ndodhet ne segmentin rrugor qe lidh bulevardin me RTSh. Ka tension
20: 15 Protestuesit janë zhvendosur në pjesën e pasme të kryeministrisë. Ka pasur hedhje gazi edhe në atë pjesë të kryeministrisë
Ora 19: 52 Meta reagon për protestën, u bën thirrje palëve: Ruani qetësinë, shmangni dhunën!
Ora 19: 50 Ministri Lleshaj mesazh ne Twitter: Me molotov nuk ndertohet demokracia
Ora : 19: 49: Disa here ka perplasje mes protestuesve dhe policise si dhe degjohen shashka. Hidhet serish molotov drejt deres se kryeministrise.
Ora 19: 47 Basha po mban fjalen: "Kjo është betejë për jetë a vdekje. Beteje deri në fund dhe fitore: Rama ik! Sakrificat që kjo Shqipëri nuk bëhen për një parti politike apo koalicion opozitar dhe bashkimi ynë është i pathyeshëm.
Ora 19:37 Protestuesit rikthen para Kryeministrisë pasi u shpërndanë nga gazi. Basha merr fjalën: Bashkohuni me ne, "E duam Shqipërinë si gjithë Europa".
Ora 19:35 Një protestues i lënduar nga gazi transportohet me ambulancë.
Ora 19:31 Situatë e tenisonuar para Kryeministrisë. Nga protestuesit hidhen molotov ndërkohë që nga dritaret e kryeministrisë po hidhet ujë dhe gaz lotsjellës.

Ora 19:30 Policia bën thirrje për të shmangur hedhjen e lëndëve djegëse dhe mjeteve pirotektnike. Disa protestues ngjiten në shkallët e Kryeministrisë.
Ora 19:29 Protestuesit vazhdojnë të hedhin molotov drejt godinës së Kryeministrisë. Në derën kryesore dhe fasadë ka zjarr herë pas here. Ndërkohë zjarrfikësit e pozicionuar në krah të godinës po vijojnë të shuajnë flakët.
Ora 19: 28 Ora e lojës me popullin dhe fatin e tij ka marrë fund.
Ne jemi këtu për ti dhënë një mesazh të qartë e të prerë Ramws nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. "Rama ik". 6 vite e gjysmë të sundimit kriminal të Ramës dhe Organizuatës së tij e kanë lënë Shqipërinë jashtë Euorpës. Vendi i vetëm në botë pa Gjykatë Kushtetuese. Ora e lojës me popullin dhe fatin e tij ka marrë fund."
Ora 19:15 Protestuesit përplasen me policinë, shtyhen. I vënë flakën derës së Kryeministrisë. Zjarr edhe te Kuvendi.

Ora 19:07 Kryemadhi ka një mesazh për Ramën: E di shumë mirë që zyra e tij pushtohet në një sekondë
Ora 19:06 Protestuesit hedhin bojë, kapsolla dhe tymuese drejt godinës së Kryeministrisë.
Ora 19:04 Edhe Kryemadhi del nga selia e LSI-së, bashkë me mbështetësit niset drejt Kryeministrisë.
Ora 19:02 Basha me të rinjtë del nga selia e PD-së dhe niset drejt Kryeministrisë
Ora 18:58 Sërish tymuese në bulevard.
Ora 18:55 I bashkohet protestës së opozitës edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.
Ora 18:54 Basha dhe Kryemadhi do të dalin nga selitë e partive në orën 19:00.
Ora 18:53 Hidhen sërish tymyese nga protestuesit.
Ora 18:49 Protestuesit pajisen me maska antigaz te selia blu.
Ora 18:48 Hidhen shashka dhe tymuese nga protestuesit e mbledhur në bulevard
Ora 18:38 - Nis marshimi i protestuesve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Mbizotërojnë simbolet kombëtare.
Ora 18:35 - Të rinjtë e PPE marrin pjesë në protestë
Ora 18:33 Basha del nga selia e PD-së, pritet me ovacione nga protestuesit.
"Basha, Basha, Shqipëria është me ty!", "Rama ik!", janë disa nga thirrjet e tyre.

Ora 18:32 Banorët e Unazës së Re të kryesuar nga ish-deputeti Klevis Balliu mbërrijnë te PD.
Ora News percjell live te gjitha zhvillimet
Rreth 300 të rinjtë e PPE që janë në Tiranë, me të cilët pak më par ëish-kryeministri Sali Berisha mbajti edhe një takim do të jenë pjesë e protestës së opozitës.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi kanë postuar në Facebook mesazhe të posaçme me thirrjen për bashkim.
"Kavaja dhe gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë. Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!" shkruan Basha.
'Per dinjitetin, per familjen, per kombin. JO varfërisë, JO arrogancës. Per drejtësi të barabartë, Per shëndetësi të barabartë, Per shanse të barabarta. Asnje hap pas" shkruan Monika Kryemadhi.


Ora 17:47 – Banorët e Unazës së Re nisen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”
Banorët e Unazës së re që prej muajsh protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe janë nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”
Sikurse raportojnë gazetarët në terren të RTV Ora, ndonëse protesta është thënë që do të zhvillohet para Kryeministrisë, forca të shumta policiore janë vënë edhe në sheshin para Kuvendit.
Ora 16:59 - Me breshkë drejt Tiranës, dhurata e protestuesit nga Elbasani për Kryeministrin

Ora 16:35 – Fillon grumbullimi i protestuesve në Elbasan
Edhe në qytetin e Elbasanit ka filluar grumbullimi i protestuesve , që do ti bashkohen protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Rreth 270 makina janë bërë gati që të nisen nga Elbasani, ndërsa pjesa tjetër kanë zgjedhur të vijnë në Tiranë me mjete private.
Ora 15:20 – Qytetarët nga Kukësi dhe Lezha nisen drejt Tiranës
Qytetarë dhe mbështetës të PD në Lezhë dhe Kukësnga të gjitha njësitë administrative janë nisur drejt Tiranës me autobuz dhe mjete private, për t’iu bashkuar protestës së opozitës.
Organizimi neper rrethe - Burimet kanë bërë të ditur se degët e PD dhe LSI në rrethe kanë organizuar mbështetësit, të cilët do të udhëtojnë prej qyteteve të tyre për tu bashkuar në kryeqytet në orën 18:30 kur dhe do të nisë tubimi para Kryeministrisë.
Masat e sigurise- Policia mësohet se ka angazhuar mbi 1200 efektivë që do të jenë në gatishmëri si para godinës së qeverisë ashtu dhe pranë institucioneve të tjera shtetërore.
Në mbështetje të tyre do të jenë dhe mjetet ujëhedhëse, ashtu si dhe ka ndodhur në tubimet e shkuara.
Ashtu si dhe më parë, pak orë para protestës së ditës së shtunë nga ana e opozitës, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka zgjedhur të bëjë një mesazh në faqen e saj zyrtare në Facebook ku bën thirje për të mos pasur dhunë në këtë protestë dhe se dhuna qoftë edhe nga një person i vetëm do ta kompromentonte qëllimin.
Ndër të tjera Ambasada vlerëson se përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht.
Ambasada vlerëson se është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës.
