Paralajmërimi i Braimllarit: Qytetarët do i bëjnë gjyqin në shesh Ramës dhe Lleshajt

Paralajmërimi i Braimllarit: Qytetarët do i bëjnë gjyqin

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një deklaratë për RTV Ora nga ambientet e jashtme të selisë së kësaj force politike u shpreh se qytetarët që po vërshojnë do t’i bëjnë gjyqin në shesh Kryeministri Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Braimllari: Është një ndër protestat më të mëdha të realizuara. Të jeni të bindur që do të jetë protesta më e madhe nga qytetarët. Për pak minuta do drejtohemi drejt Kryemisnitrisë. Qytetarët janë drejtuar KM. Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë gjobitur dhge i kanë bllokuar patentat të gjithë drejtuesve të autobuzëve. Rama është në minorancë. Qytetarët protestojnë kundër të rinjve që po largohen për shkak të politikave klienteliste. Sandër Lleshaj dhe Rama  duhet të bëjnë kujdes. Mos provokojnë qytetarët. Ata do përgjigjen për ushtrimet e presionit ndaj qytetarëve. Këto qytetarët do ja bëjnë gjyqin në shesh Ramës dhe Lleshajt.


EMISIONET