28-vjeçari, Sadetin Erkoçeviq, lindur dhe banues në Shkodër, i cili u arrestua nga policia e shtetit pa mundur të kryejë vrasjen që kishte planifikuar në kryeqytet ishte prej vitesh në kërkim të uniformave blu për një tjetër krim.

Ishte data 10 maj i vitit 2014, kur Erkoçeviq në një lokal me muzikë live në fshatin Zus në Shkodër vrau me armë zjarri pistoletë shtetasin Indrit Ylli 23 vjec dhe plagosi Jetmir Mollën.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15 shkurt 2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake".

Në vitin 2018, Sadetin Erkoçeviq do të renditej në listën  e 31 personave më të kërkuar në Qarkun e Shkodrës.

Si ndodhi ngjarja

Në lokalin “Enigma”, në fshatin Zus, në Shkodër, kishte  shkuar i ndjeri Indrit Hylli se bashku me kushëririn e tij Ervin Hylli dhe një shokun e tij Fabian Hoxha. Në këtë lokal, me pas ka shkuar edhe shtetasi Jetmir Beqiri (Mollaj), së bashku me shokun e tij Altin Haxhi. Shtetasi Jetmir Beqiri (Molla) është kushëri me të ndjerin Indrit Ylli dhe me shtetasin Ervin Ylli.

Ata janë takuar në lokal dhe kanë shkëmbyer pije me njëri-tjetrin. Në një moment, rreth orës 24.00, i ndjeri Indrit Ylli është çuar së bashku me Jetmirin dhe shokun e tyre Fabian dhe kanë filluar të kërcejnë në mes të lokalit.

I ndjeri Indrit është afruar tek tavolina, ku qëndronte Elion (Esmeraldo) Hato së bashku me shokët e tij dhe ka marre nga tavolina e tyre një balerinë për të kërcyer me të.

Në këtë moment, mes të ndjerit Indrit Ylli dhe shtetasit Sadetin Erkoçeviq (Lisi), i njohur me emrin “Timi”, ka filluar një debat lidhur me balerinën, debat që ka përfunduar në përdorimin e armëve.

Në vendimin e gjykatës së Shkodrës Erkoçeviq është dënuar me 17 vite burg për vrasje dhe 5 vite për armëmbajtje pa leje, dënime këta të konvertuara në 1 të vetëm prej 20 vitesh heqje lirie.

 I dyshuar për vrasjen e Indrit Yllit ishte dhe shtetasi Eljon Hato, për të cilën u shpall i pafajshëm. Ai u dënua me 4 vite burg për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. 

I dyshuar si autor ishte dhe shtetasi Osman Malja i cili u shpall i pafajshëm, ndërsa u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. 

Malja është arrestuar më pas dhe në vitin 2015 pasi dyshohet se kryente vrasjen me porosi nga burgu të një mjeku në qytetin e Shkodrës.



/Ora News.tv/