Memaliaj, qëlloi babain me sëpatë, tentoi të vriste edhe nënën

Memaliaj, qëlloi babain me sëpatë, tentoi të vriste edhe

Arjan Shahaj, i cili vrau me sëpatë babain e tij paraditen e sotme në fshatin Shalës të Memaliajt, raportohet se vuan nga probleme mendore.

Gazetarja e RTV Ora, Entiola Bundo raporton se 35-vjeçari tentoi të vriste nënën e tij në vitin 2013 dhe një kushëri para disa muajsh.

Por të dyja veprat penale janë mbuluar nga familjarët e tij.

Banorët janë ndjerë shpesh të kërcënuar prej tij, pasi Shahaj ishte problematik dhe i dhunshëm.

Si ndodhi ngjarja?

Krimi ndodhi pas një konflikti verbal mes 35-vjeçarit dhe babait të tij Iljaz Shahaj.

Pas sherrit, Arjani ka marrë sëpatën dhe ka goditur me sëpatë 77-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Në momentin e sherrit ata ishin vetëm në banesë. 

Pas dëgjimit të konfliktit, kanë qenë fqinjët të cilët lajmëruan policinë, por pa arritur të parandalojnë krimin.

Pas vrasjes së të atit, Arjani Shahaj është larguar nga vendi i ngjarjes por u arrestua rreth orës 13:30.




EMISIONET