Vrau babin me sëpatë, kapet djali kur po vinte drejt Tiranës

Vrau babin me sëpatë, kapet djali kur po vinte drejt Tiranës

Është vënë në prangat e policisë 35-vjeçari që qëlloi për vdekje me sëpatë babain e tij paraditen e sotme në fshatin Shalës të Memaliajt.

Arjan Shaha ishte nisur me furgon në drejtim të Tiranës, kur u arrestua nga policia.

“Policia e Fierit pas marrjes së informacionit se autori i vrasjes, shtetasi Arjan Shaha, 35 vjeç, djali i viktimës, po lëvizte me një fugon në drejtim të Tiranës, ka ndërhyrë menjëherë duke ndaluar mjetin dhe duke arrestuar autorin e vrasjes, i cili do të transportohet në Gjirokastër për veprime të mëtejshme,”-njoftuan uniformat blu.

Vrasja pas sherrit - Krimi i rëndë në familje ndodhi rreth orës 11:00 pas një sherri verbal mes 35-vjeçarit dhe babait të tij, Iljaz Shahaj brenda banesës.

Më pasi i riu ka marrë sëpatën dhe ka goditur me sëpatë 77-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

“Në fshatin Shalës, Bashkia Memaliaj, shtetasi A.Sh. 35 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) ka goditur me mjete të forta babain e tij, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen,”-raportoi policia.

Gazetarja e RTV Ora, Entiola Bundo raporton se në momentin e sherrit ata ishin vetëm në banesë.

Pas dëgjimit të konfliktit, kanë qenë fqinjët të cilët lajmëruan policinë, por pa arritur të parandalojnë krimin.

Pas vrasjes së të atit, Arjani Shahaj u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua rreth orës 13:30.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit mes tyre.

Vrasësi me probleme mendore - Raportohet se 35-vjeçari është me probleme mendore. 

Ai ka tentuar të vrasë nënën e tij në vitin 2013 dhe një kushëri disa muaj më parë.

Por ngjarjet janë mbajtur të fshehura nga familja.



EMISIONET