Mjeti i grabitësve u dogj në Bathore, ja ku dyshohet të jenë larguar autorët
Automjeti furgon me të cilin janë larguar autorët e grabitjes së 2 milion eurove në pistën e avionit në Rinas është gjetur i djegur në zonën e Bathores.
Gazetarja Keti Banushi raporton se në vendngjarje ndodhet një makinë zjarrfikëse që ka bërë shuarjen e mjetit dhe policia.
Policia po kreh të gjithë zonën, ndërkohë nisur nga rruga ku është djegur mjeti dyshohet që autorët të jenë larguar drejt Zall Herrit, dhe më pas në Babrru dhe zonat përreth Tiranës.
Banorët e zonës thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të makinës rreth orës 15:30. Si duket autorët kanë djegur mjetin për ti shpëtuar ndjekjes së policisë dhe janë larguar.
