Kryemadhi-Zhejit: Të dukemi të mbaruar ne ty? Zheji: Po më sulmon kot

Kryemadhi-Zhejit: Të dukemi të mbaruar ne ty? Zheji: Po më sulmon

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është përplasur në debat me moderatorin e emisionit “360 Gradë”, Artur Zheji, sa i përket reformës në drejtësi.  

Kryemadhi: Ore Zheji mos të dukemi gjë të mbaruar ne. 

Zheji: Kush tha mo. Por duhet prodhuar një akt. 

Kryemadhi: Po të ishim të mbaruar ne nuk ishin 100 mijë njerëz në shesh, dit me shi. Atë ditë të tmerrshme. Çdo protestë vjen duke u shtuar dhe vjen në Shqipërinë më të rrudhur. Mos e harroni këtë gjë.

Zheji: Keni marrë ca lajme të forta, sepse keni goxha material sot. Nuk po them, por po më kundërsulmon kot. Po të them a ka mundësi si prodhohet një akt ligjor që vërteton ligjërisht ...

Kryemadhi: Po sepse ke një sistem drejtësie të kapur, që e kanë prodhuar ndërkombëtarët tanë. 

Zheji: Por si dilet. 

Kryemadhi: Por një ndërkombëtar që e ka prodhuar reformën në drejtësi vetë dhe që e ka mbajt si fëmijën e vet kanë harxhuar miliona.


EMISIONET