VLORA SËRISH PA UJË! Ujësjellësi Kanalizime paralajmëron banorët për ndërprerje furnizimi gjatë ditës së martë, ja zonat që do preken

VLORA SËRISH PA UJË! Ujësjellësi Kanalizime

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët dhe bizneset se ditën e martë, më 24 shkurt, furnizimi me ujë në disa zona bregdetare do të ndërpritet përkohësisht.

Arsyeja është lidhja e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues në Stacionin kryesor.

Zonat ku nuk do të ketë ujë gjatë ndërprerjes janë:

-Uji i Ftohtë
-Lungomare
-10 Korriku
-Kalaja
-Jonufra

Ndërkaq bëhet me dije se, pjesa tjetër e qytetit do të ketë furnizim normal gjatë mëngjesit, ndërsa ndërprerja mund të prekë vetëm orarin e pasdites.

Njoftimi i Ujësjellësit Kanalizime Vlorë:

EMISIONET