Të shtrirë në dëborë dhe me pranga në duar, publikohet video nga arrestimi i 3 personave në Lezhë

Tre persona janë arrestuar gjatë dy operacioneve të ndryshme në Lezhë, pasi janë kapur me rreth 50 kg kanabis.

Policia  ka bërë me dije se droga dhe arrestimet u bën gjatë dy operacioneve të koduara 'Munella' dhe 'Kaçinari' të zhvilluar brenda 12 orëve.

Në videon e publikuar nga policia, shihet i gjithë operacioni i zhvilluar, ku dhe shihet momenti nga arrestimi i trafikantëve të drogës.

Gjithashtu në pamje paraqitet dhe droga e sekuestruar.

Në kuadër të operacionit "Munella", u arrestuan shtetasit V. Ll, 49 vjeç, P.N, 43 vjeç.  Pas arrestimit të kanabisit u sekuestruan 31 kilogramë e 600 gramë kanabis

Ndërsa në operacionin "Kaçinari", u arrestua B.Ç. 36 vjeç,  ndërsa u procedua në gjendje të lirë babai i tij, P.Ç. Gjatë kontroll në banesën e 36-vjeçarit u gjetën 18 kg kanabis.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET