Skandali me të dhënat/ Rama: Databaza që doli nuk është e PS-së, është manipuluar, janë shtuar të dhënat

Skandali me të dhënat/ Rama: Databaza që doli nuk është

Pak para zgjedhjeve të 25 Prillit u publikua databaza me të dhënat 910 mijë personave, për të cilat PS u akuzua se i ka marrë nga e Albania.

Në lidhje me këtë Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se databaza e bërë publike nuk është e PS, dhe sipas tij është manipuluar për të krijuar paqartësi. 

Ai shton PS ka databazën e vet pa numrin e kartave të ID por vetëm me numrin e celularit.

Ndërkohë analisti Armand Shkullaku tha se nuk ka asnjë dilemë se të dhënat janë marrë nga AKSH, ndërsa Rama i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk ka fakt.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Çdo betejë është betejë deri kur mbaron por sigurisht të gjitha skuadrat futen për të fituar dhe bëjnë disa llogari forcash. Unë besoj se fituam se bëmë një sërë gjërash që na dhanë mundësinë të ripërtërim mandatin. Në fund të ditës shqiptarët votuan zgjedhjen më të mirë

Ylli Rakipi: Thuhet se është përdorur aparati i shtetit, në raportin e OSBE identifikohet edhe roli i patronazhistëve.

Edi Rama: Patronazhistët janë praktikë e të gjitha partive të organizuara në Europë apo Amerikë. Ajo që ne bëjmë është që përpiqemi që prej kohësh të kemi një prekje nga afër të zgjedhësve dhe patronazhistët bëjnë një radiografi të elektoratit duke prekur çdo qelizë duke nxjerrë përshtypje në pazë të të cilave krijohet një përshtypje dhe bëhet një punë e padukshme që nuk është në media.

Ylli Rakipi: Keni përdorur një database shumë sensitive dhe nuk e lejon ligji?

Edi Rama: Ne kemi përdorur një database të partisë, ska lidhje e-Albania. Është database e krijuar prej shumë vitesh. Ajo që ka ndodhur është se në media është folur për një database për të cilën ne nuk kemi nevoë. Regjistri i gjendjes civile ka qenë I aksesueshëm deri në momentin që u hap ky muhabet dhe Carlo Bolino e bleu. Karta jonë e identitetit nuk është sensitive sepse ka një numër që nuk ka brenda asgjë, është bosh karta.

Armand Shkullaku: Për pjesën e parë jam dakord, çdo parti ka patronazhistët e vet që kontaktojnë njerëz që shohin prirjet politike pavarsisht se mund ti intimidosh ata. Ajo që nuk bie dakort është se të dhënat nuk janë siguruar nga PS. Që nuk është sensitive jam dakort por kjo ka qenë database e AKSH-it. Në të nuk ka qenë vetëm karata ID, por kishte dhe të dhëna ku punojnë, a janë në kemp, a kanë pension. Ajo që ma shton më shumë dyshimin është se asnjë nga sistemet e drejtësisë nuk bëri asgjë. Mendoj se shkelja është bërë në marrjen e të dhënave nga një institucion shtetëror.

Edi Rama: Kjo është hipotezë e pabazuar në fakt. Ato që kanë dalë nuk janë database të PS. PS ka një database dhe është kombëtare e PS dhe e ka të ndarë sipas qarqeve. E dyta është bërë një hetim I thelluar dhe është bërë puna dhe nga dokumenti del që nuk kemi të bëjmë me asnjë cënimtë të dhënave personale. Nuk janë marrë nga e Albania. Databasa që ka dalë është me qëllim e manipuluar. PS nuk ka në databasën e vet karta ID.

Armand Shkullaku: Nuk ka dilema që është marrë nga AKSH-i.

Edi Rama: Nuk ka dilemma por nuk ka fakte.

Këtë deklaratë Rama e bëri në  në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV

EMISIONET