Përgatituni mirë! Ky dimër do jetë i ftohtë me temperatura të ulëta, shi, borë e ngrica

Dhjetori pritet të rikthejë në vendin tonë dimrin tipik me temperatura të ulëta dhe me reshje. Një situatë kjo e cila do të jetë e njëjtë edhe në vendet e rajonit. Ndërsa reshjet e e shumta në fund të nëntorit kanë qenë në të njëjtat nivele sa sasia që duhet të ishte gjatë vjeshtës.

Fillimi i dhjetorit pritet të kthejë në vendin tonë, dimrin tipik me temperatura të ulëta nën zero gradë dhe me reshje shiu e bore.

"Me dimrat që jemi mësuar vitet e fundit, ky është një dimër ndryshe pasi ka hyrë direkt dhe hyn direkt me tiparet e tij klasike; temperatura të ulëta, reshje shiu, stuhi ere dhe reshje dëbore."

 Meteoalb thotë se ditët në vijim do të jenë me kthjellime, por fundjava rikthen reshjet, kryesisht në veri të Shqipërisë.

"Pasditja e ditës së sotme dhe në vijim dita e mërkurë dhe paraditja e ditës së enjte do të jenë kryesisht me mot të kthjellët, por me ngrica dhe rënie te ndjeshme të temperaturave ku pritet që termometri të zbresë deri në -5 gradë celcius. Sërish dita e enjte në pasdite dhe në vijim do të na rikthejnë reshjet në të gjithë vendin tonë."

Shirat dhe bora në ditët e fundit të nëntorit, thonë meteorologët, plotësuan thuajse të gjitha mungesat që kemi pasur gjatë muajit.

"Sidomos 3 ditët e fundit kanë sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve sidomos në zonat jugore dhe qendrore ku janë plotësuar dhe tejkaluar normat ujore. Ndërsa zonat veriore për sa i përket muajit nëntor kanë marrë 85% të sasisë së reshjeve e cila duhet të kishte rënë gjatë muajit nëntor."

E njëjta situatë paraqitet edhe ne vendet e rajonit, ku dimri këtë vit do të jetë i ftohtë e reshjet nuk do të mungojnë.

"Për sa i përket vendeve të rajonit paraqiten pak a shumë në të njëjtat kushte atmosferike si territori shqiptar. Dimri edhe në vendet e rajonit ka hyrë me tiparet e tij klasike, temperatura të ulëta dhe prezencë të reshjeve të dëborës."

I gjithë vendi është përfshirë nga moti me reshje ditët e fundit, duke shkaktuar në shumë zona probleme me qarkullimin apo furnizimin me energji elektrike.

EMISIONET