Rama nesër në SHBA, Ora News zbulon arsyen dhe me ftesë të kujt

Kryeministri Edi Rama zbuloi sot se do të niset nesër drejt  SHBA-së.

Po çfarë është kjo vizitë?

Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi zbulon detaje.

Kryeministri Edi Rama do të shkojë në SHBA me ftesë të zonjës Hillary Clinton, bashkëshortja e ish presidentit Bill Clinton dhe kandidate për presidente në garën me Donald Trump


Foto: LSA

Mësohet se Rama është I ftuar në një darkë falenderuese për mikëpritjen e shtetasve afganë që bëri Shqipëria. Gjithashtu pritet të ketë dhe një takim në Detroit për një binjakëzim universitar.

Kjo vizitë pritet të vijojë deri më 9  dhjetor. 

Një ditë para se të nisej në SHBA, Kryeministri Edi Rama mori dozën e tretë të vaskinës anti covid, duke apeluar që të njëjtën gjë të bëjnë edhe qytetarët.

Rama nesër në SHBA, Ora News zbulon arsyen dhe me ftesë të
Foto: LSA

 

 

 

EMISIONET