Nishani: Basha personi që ka fituar më shumë nga koalicioni me LSI-në, akuzat e tij amorale

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bujar Nishani u shpreh se Basha është personi që ka fituar më shumë nga koalicioni me LSI.

Nishani shtoi se Nëse ka një  njeri që ka amoralitet politik në lidhje me ato që thotë për LSI-në është Basha sepse ka pasur bashkëpunimi me këtë parti.

Nishani: Basha po i bën akuza të majta Berishës. Po ashtu nuk mund ta identifikojmë presidentin me LSI-në se ai qëndron mbi palët. Basha është personi që ka fituar më shumë nga koalicioni me LSI. Basha nuk do ishte kryetar i Bashkisë Tiranë nëse nuk do të kishte votat e LSI-së.

Në 2021 para zgjedhjeve kërkoi marrëveshje me LSI-në për bashkëqeverisje. Nëse ka një njeri që ka amoralitet politik në lidhje me ato që thotë për LSI-në është Basha sepse ka pasur bashkëpunimi me këtë parti.

EMISIONET