Mbi 9 kg kokainë kapen në Itali, një shqiptar e një italian në pranga, droga vinte nga Shqipëria

Mbi 9 kg kokainë janë sekuestruar në dy operacione policore. 

Ne operacionin e parë një sasi prej 6 kilogramë e 150 gramë kokainë e cilësisë mjaft të pastër me një përfitim në shitje me pakicë me vlerë 1 milionë e gjysëm euro, është kapur në provincën e La Spezias në Itali.

Në pranga është vënë një shqiptar 27 vjecar, i cili e kishte fshehur kokainën në furgonin që drejtonte me targa spanjolle.

Shqiptari është ndaluar në daljen e autostradës së Sarzana-s.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjet një vend i modifikuar enkas ku ishin fshehur 19 pako me kokainë me peshë 9 kg e 150 gramë.

Droga ishte futur në një çantë najloni, e izoluar në mënyrë sintetike për t'i shpëtuar nuhatjes së qenve antidrogë.

Guardia di Finanza italiane informon se shqiptari i ndaluar i datëlindjes 1994 ka precedent penal e është vënë nën urdhër arresti me burg në strukturën e vuajtjes së dënimit në Massa.

Po sipas financës italiane, cilësia mjaft e mirë dhe e pastër e kokainës do të sillte në shitjen në treg një përfitim prej 1 milionë e gjysëm euro.

Një ditë më parë rreth 3 kg të tjera kokainë u kapën në portin e Ankonës në zotërim të një shtetasi italian 29 vjeç me origjinë nga rajoni i Campanias, e që kishte mbërritur me traget nga Shqipëria.

Sipas Finacës italiane droga e sekuestruar do të sillte një përfitim në shitje tregu me vlerë prej 250 mijë euro.

29 vjeçarit italian iu sekuestruan 3 telefona celularë, para çash dhe një automjet.

Mbi 9 kg kokainë kapen në Itali, një shqiptar e një italian

EMISIONET