Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti (VIDEO)

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri

Një vatër zjarri ka përfshirë mëngjesin e kësaj të hëne kodrën në hyrje të Ksamilit.

Flakët kanë nisur rreth orës 04:50, duke shkaktuar alarm në zonë, pasi janë përhapur në afërsi të një resorti. Kjo ka ngritur shqetësime për rrezikun që mund të paraqesë për objektet pranë.

Menjëherë pas njoftimit për zjarr, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e plotë të flakëve.

 Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ORA NEWS (@oranews.one)

EMISIONET