Atentati me tritol në shtëpinë e Dukës, dalin video të reja, shtyhet për nesër masa e sigurisë për 34-vjeçarin

Atentati me tritol në shtëpinë e Dukës, dalin video të

Gjykata e Durrësit ka shtyrë për nesër seancën për caktimin e masës së sigurisë për Arlen Hasanaj, sipërmarrësin 34-vjeçar i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Ai u arrestua 24 orë pas ngjarjes. Në identifikimin e tij ndihmuan disa kamera sigurie pranë portit të Durrësit.

I riu deri tani e ka mohuar autorësinë e krimit, ndërsa avokati mbrojtës pretendoi se ka pamje filmike nga kamerat e sigurisë sipas të cilave rreth orës 21:40 ka qenë në supermarketin Megatek duke bërë pazar dhe në 22:02 është filmuar pranë urës së Dajlanit, ndërsa shpërthimi ka ndodhur në 22:04 minuta.

Avokati mbrojtës thotë se nuk ka pasur mundësi të bëjë të gjitha këto lëvizje dhe të vendosë lëndën plasëse, raporton gazetari i Ora News Edison Vatnikaj.

Ndaj ai kërkoi shtyrjen e masës së sigurisë për të pasur mundësi të njihet më mirë me pamjet filmike dhe për ti paraqitur ato në gjykatë, çka u pranua nga kjo e fundit.

 

EMISIONET