Deputetët nderojnë me 1 minutë heshtje 46 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Deputetët nderojnë me 1 minutë heshtje 46 viktimat e aksidentit

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje për 46 shqiptarët që humbën jetën në Bullgari pasi autobusi me të cilin udhëtonin u shkrumbua i tëri.

Maqedonia e Veriut është në ditën e tretë të zisë kombëtare, ndërkohë që 7 të mbijetuarit nga aksidenti tragjik vijojnë trajtimin në spital.

Ende nuk dihet cili është shkaku i përplasjes së autobusit, i cili ka marrë flakë.

Mediat bullgare, kanë bërë të ditur se hetimet për aksidentin mund të zgjasin deri më gjashtë muaj.

Në hetime janë përfshirë edhe autoritetet maqedonase, si nga prokuroria, Instituti i Mjekësisë Ligjore si dhe ekspertë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski, ka deklaruar të martën në mbrëmje se autobusi nuk ka figuruar në sistemin e Ministrisë së Transportit dhe nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar.

Sipas tij, institucionet kanë nisur procedurën për heqjen e licencës së kompanisë “Besa Trans” për transport me autobus.

Deputetët nderojnë me 1 minutë heshtje 46 viktimat e aksidentit

EMISIONET