Bashkimi kombëtar, Xhufi: Akoma te çështja e abetares, fryma na ka lodhur, duhen gjëra konkrete

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, historiani Pëllumb Xhufi u shpreh se fol për një abetare të përbashkët që është diskutuar edhe para 10 vitesh

Ai tha se deri më tani çështja ka ngelur në aspektin e frymës, por duhet të bëhen hapa konkrete në shumë aspekte.

Xhufi: Problemi është se në duhet të bëjmë gjëra konkrete. Një gjë që nuk më pëlqeu. U fol për një abetare të përbashkët që është diskutuar edhe para 10 vitesh. Ne jemi pas 10 vitesh në nivelin e abetares, kur duhet të ishim lidhur në institucione akademikësh.

Kemi bërë një konferencë si akademikë, por nuk kemi një ndërlidhje mes akademive. Ne duhet të kemi një frymë bashkëpunimi. Fryma na ka lodhur sepse na duhen gjëra konkrete. Nuk ka pse të mos kemi borde dhe projekte të përbashkëta. Duhen strategji kombëtare.

EMISIONET