NASA shpëton tokën, do të devijojë trajektoren e një asteroidi në hapësirë

NASA shpëton tokën, do të devijojë trajektoren e një

Shumë filma fantashkencë janë me fabulën kur një asteroid apo kometë është duke ju drejtuar Tokës.

I tillë është edhe një nga më të bukurit në historinë e kinematografisë, “Armageddon”.

NASA ka vendosur që ta bëjë realitet mundësinë e shmangies së një asteroidi nga trajektorja e tij natyrale. Shkencëtarët e NASA-s kanë nisur anijen kozmike DART për misionin e parë në mbrojtje të Tokës nga një shkatërrim i mundshëm hapësionor.

E nisur nga baza amerikane në Kaliforni, raketa kozmike amerikane pritet që ta godasë objektivin e saj midis fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit të vitit të ardhshëm.

Shkencëtarët janë të entuziazmuar për këtë provë që po kryejnë, ndërsa thonë se jemi ende në fillimet për të ndërtuar një mbrojtje të fortë hapësinore për Tokën.

Në atmosferën e Tokës hyjnë shpesh asteroide të vegjël, por që nuk shkaktojnë probleme, pasi digjen në hapësirë. Ndërkohë,ka pasur të tjerë që kanë shkaktuar edhe dëme relativisht të mëdha. Një nga teoritë që qarkullon është se dinozaurët u zhdukën pikërisht nga goditja e fortë e një asteroidi.

EMISIONET