Çfarë do të bënim nëse një asteroid i madh do të binte në Tokë? Ja çfarë thotë shkencëtarja

Çfarë do të bënim nëse një asteroid i madh do

Misioni i parë i NASA -s për 'mbrojtjen planetare' për të devijuar një asteroid 6.8 milionë milje nga Toka nisi mëngjesin e 24 nëntorit.

E nisur nga baza amerikane në Kaliforni, raketa kozmike amerikane pritet që ta godasë objektivin e saj midis fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit të vitit të ardhshëm.

Shkencëtarët janë të entuziazmuar për këtë provë që po kryejnë, ndërsa thonë se jemi ende në fillimet për të ndërtuar një mbrojtje të fortë hapësinore për Tokën.

Çfarë do të bënim nëse një asteroid i madh do

Por çfarë do të ndodhte nëse një asteroid do të binte në tokë?

Një shkencëtare e  NASA-s ka menduar se çfarë do të bënte agjencia nëse vërtet do të kishte një asteroid që do të përplasej me Tokën.

Fatmirësisht, NASA nuk ka gjetur asnjë kërcënim të afërt asteroid për Tokën gjatë shumë dekadave të kërkimit të saj.

Çfarë do të bënim nëse një asteroid i madh do

Por për çdo rast, agjencia ka gjithmonë një plan rezervë (ose të shumëfishtë), siç thotë shkencëtarja e programit të NASA-s Kelly Fast.

“Është e rëndësishme t'i gjejmë asteroidët përpara se të na gjejnë”, thotë Fast.

"Një përplasje asteroidi është e vetmja fatkeqësi natyrore që mund të parandalohet. Zyra e Koordinimit të Mbrojtjes Planetare të NASA-s mbështet projektet për të zbuluar asteroidët dhe për të llogaritur orbitat e tyre larg në të ardhmen."

Më 16 tetor, NASA nisi misionin Lucy për të studiuar asteroidet trojanë në orbitën e Jupiterit.

Misioni Psyche i NASA-s do të nisë në vitin 2022 për të studiuar nga afër një asteroid metalik. Më pas, në vitin 2023, ne do ë shohim disa grimca pluhuri në Tokë nga asteroidi Bennu, nëpërmjet misionit të kthimit të mostrës së asteroidit OSIRIS-REx (Origins-Spectral Interpretation-Resource Identification-Security-Regolith Explorer).

Një fitore e madhe për shkencën e asteroideve erdhi në fillim të këtij viti, kur matjet e reja të asteroidit potencialisht kërcënues Apophis përcaktuan se ai nuk do të na godasë  në asnjë kohë në të ardhmen e afërt.

Të gjithë asteroidët dhe kometat e njohura i kanë orbitat e tyre të publikuara publikisht në faqen e internetit të Laboratorit të Propulsionit Jet të NASA-s dhe në faqen e internetit të Qendrës së Planetit të Vogël të Unionit Astronomik Ndërkombëtar.

EMISIONET