Video/ Fitore dramatike për Leeds, Newcastle i arabëve në telashe

Video/ Fitore dramatike për Leeds, Newcastle i arabëve në telashe

Leeds United arrin të marrë 3 pikë në një ndeshje dramatike ndaj Crystale Palace me fitoren që erdhi në momentet e fundit të sfidës në “Elland Road”.

Skuadra e Marcelo Bielsas dominoi ndeshjen ndaj ekipit të drejtuar nga Patrick Vieira me lojë dhe raste por që nuk u konkretizuan nga Raphinha, James apo Roberts.

Në pjesën e dytë Leeds sulmuoi vazhdimisht por vetëm në fund mori shpërblimin që meritonte teksa VAR-i vendosi për penallti që u gjuajt në mënyrë perfekte nga Raphinha. Me ketë fitore, Leeds ringrihet dhe shkëputet nga zona e ftohtë e tabelës.

Në ndeshjen tjetër, u përplasën dy ekipet e vendeve të fundit. Newcastle i manjatëve arabë dhe Norwich ku të dyja skuadrave u nevojitej fitorja. Në fakt asnjëra nuk mori 3 pikë pasi sfida u mbyll 1-1 me golat respektivë nga Wilson në 61’ me penallti dhe Pukki në 79’./Ora News/.

 

EMISIONET