Tottenham me Conten merr fitoren e dytë, mposht 2-0 Brentford (Video)

Tottenham me Conten merr fitoren e dytë, mposht 2-0 Brentford (Video)

Një fitore thelbësore për Europën ishte ajo për Tottenham sonte. Spursat nën drejtimin e Contes po nisin të marrin fitore me vlerë në kampionat, fitore që mund ta shtyjnë në zonën e Europës. Sot Kane me shokë mundën Brentford që po Lufton për mbijetesë dhe nuk ishte e lehtë por që në fund shkoi ashtu siç duhej.

Në minutën e 12’ ishte një autogol i Canos që i dha avantazhin Spursave ndërsa pas një insistimi të vazhdueshëm vetëm në 65’, Son Heung Min shënoi edhe golin që vendosi në kasafortë këtë sukses.

Tottenham tani e shikon veten në kuotën e 22 pikëve, vetëm 2 më pak se zona Champions./Ora News/.

 

EMISIONET