Juventusi rigjen qetësinë, mund 2-0 Salernitanën. Shikoni golat

Juventusi rigjen qetësinë, mund 2-0 Salernitanën. Shikoni golat

Juventusi dhe Allegri nuk mund të gabonin një ndeshje të tillë në Serinë A. Bardhezinjtë rikthehen te fitorja pas dy humbjeve radhazi në Champions dhe me Atalantën teksa sonte mposhten Salernitanën 2-0.

Për ekipin vendas, ishte titullar mbrojtësi shqiptar Frederic Veseli që gjithsesi bëri paraqitje të mirë por që nuk mund të ndalte furinë e “Zonjës së Vjetër.

Një sukses që shërben sa për frymëmarrje dhe qetësi për Allegrin pasi vendi i fundit në tabelë është detyrë për bardhezinjtë për t’i mposhtur.

Dominimi i miqve ishte i dukshëm me lojën e kontrolluar nga bardhezinjtë që shënuan nga një gol për çdo pjesë, Dybala në 21’ dhe Morata në 70’.

Dybala humbi edhe një penallti në sekondat  e fundit që nuk ndikon aspak te rezultati.

Kjo fitore e rikthen në shina Juventusin që tashmë e shikon veten 7 pikë larg vendit të katërt. Në sfidën tjetër, Verona dhe Cagliari ndanë pikët në një barazim pa gola./Ora News/.

EMISIONET