Ishte besniku i Solskjaer, Michael Carrick largohet përfundimisht nga Man. United

Ishte besniku i Solskjaer, Michael Carrick largohet përfundimisht nga Man.

Fitorja e Man. United me Arsenalin ishte edhe fundi i aventurës së Michael Carrick nga "djajtë e kuq".

Ish mesfushori anglez dhe ish asistenti i Solskjaer, drejtoi Man. United nê tre ndeshje të rëndësishme me Villarreal, Chelsea dhe Arsenal ku mori 2 fitore dhe një barazim.

Sipas tij, fakti që ka qenë shumë pranë Solskjaer e ka shtyrë të largohet e gjithashtu edhe për të qêndruar pranë familjes për disa kohë.

Tashmë që nga e Premtja, Rangnick do të nisë punën si trajneri i ri i Man. United.

/Ora News/.

EMISIONET