Çfarë po ndodhë me karrierën e Neymar, viti më i errët për brazilianin

Çfarë po ndodhë me karrierën e Neymar, viti më i

Neymar i habiti të gjithë dhe shkaktoi jo pak polemika kur deklaroi se Botërori në Katar do të jetë i fundit për të me kombëtaren e Brazilit. Të gjithë iu vunë kundër duke shkaktuar një situatë negative rreth lojtarit e që në fakt pak javë më vonë ndodhi dhe ajo që ai ka frikë.

Në ndeshjen me St. Ettiene, Neymar pësoi një dëmtim serioz që do ta lërë jashtë fushave për këtë vit yllin Brazilian.

Nuk është hera e parë që ai dëmtohet por këtë vit duket se është kthyer në një dramë pasi është dëmtimi i katërt sezonal çka konfirmon se është viti më i errët për sulmuesin.

Deri më tani këtë vit, Neymar ka qenë jashtë fushës për 57 ditë, një shifër që mund të rritet në 99 nëse konfirmohet diagnoza e ndrydhjes së rëndë të kyçit të këmbës që ai ka pësuar ndaj St. Etienne.

Në katër vitet që ka kaluar në Paris, Neymar ka pasur të paktën një dëmtim të rëndë në sezon që ka ndikuar madje të ardhmen e PSG-së në Champions League.

Për momentin, pjesëmarrja e Neymar në fazën eliminatore të Champions League nuk është në rrezik dhe sipas L'Équipe, braziliani duhet të rikthehet në garë në mes të janarit, pasi diagnoza, edhe pse jo optimiste, ka përjashtuar totalisht një frakturë të kyçit të këmbës.

Gjithsesi duke parë ecurinë e tij, Neymar ndoshta duhet të ndryshojë diçka në mënyrën e lojës ose të jetesës pasi një dëmtim tjetër më i rëndë do të bënte që ai të rrezikonte edhe karrierën e mëtejshme./Ora News/.

EMISIONET