Fizioterapisti tregon pasojat e Spondiliatrozës, Bushi: Ja disa ushtrime që mund ti bëni në shtëpi

Një ndër temat mjaft të folura kohët e fundit janë edhe problemet që prekin sistemin tonë kockor. Për të folur më shumë në lidhje me këtë temë, si dhe mënyrave sesi mund t’a eleminojmë më shumë prekjen nga këto probleme të organizmit tonë ditën e sotme në emisionin e pasdites “Jeto me orën” në RTV Ora ishte i ftuar fizioterapisti Elton Bushi.

 Ai e nisi bisedën duke vendosur theksin tek postuara, e cila sipas tij është një ndër shkaqet kryesore e cila u paraprin një sërë problemeve të tjera shëndetësore.

“Fizioterapia kryesisht merret me lëvizjen e njeriut. Kjo disiplinë merret me mënyrën e jetesës së një individi. Eleminon të gjitha dhimbjet e mundshme të njeriut dhe i parandalon ato. Nëse flasim për një sëmundje të caktuar, fizioterapisti e shoqëron pacientin nga fillimi deri në shfaqjen e sëmundjes. Ne duhet të shpërndajmë mirë gravitetin në trupin tonë. Në momentin që postura ndryshon, në këtë rast lindin edhe problemet, sëmundjet. Postura është një ndër elementët kryesor që çon në shfaqjen e patologjive të ndryshme”, u shpreh Bushaj.

Më tej, Bushaj u ndal edhe tek një ndër sëmundjet le të themi më shumë të hasura kohët e fundit përsa i përket problemeve të kockave, tek sëmundja e spondilatrozës.

Sipas tij kjo shfaq disa simptoma si, dhimbje e kokës, qafës, etj.

“Spondiliatroza futet tek sëmundjet dhe patologjit degjenetative të vertrebrave dhe kryesisht futet tek patologjitë dhe diskopatitë. Rigjenerohet disku dhe kalojmë në fazën e një sërë simptomash, ku mund të përmendim si: Dhimbjen e kokës, shtangien e qafës, marrje mend, etj. pra të gjitha këto sëmundje i shkakton kjo sëmundje. Kjo sëmundje vjen dhe si pasojë e punës, varet nga postura. Por, vjen edhe nga shkaqe të tjera. Është më e prekur tek femrat, pasi muskuli është më i dobët” u shpreh Bushi.

Përsa i përket rezultateve të fizioterapisë, Bushi u shpreh se “rezultatet e terapisë fizike jepen që në fazën e parë, por ideja është se në fillim faza e dhimbjes duhet të eleminohet që pacienti të filloj të bëj ushtrimet”.

Ndër kohë gjatë bisedës në studio, Bushi u ndal tek një tjetër sëmundje e kockave, si ajo e Herediskales. Sipas tij, kjo është më e ndeshur tek meshkujt sipas tij, kjo për arsye të punëve të rënda që kryejnë gjatë jetës së tyre.

“Herediskalia është më e prekur tek meshkujt, pasi ushtrojnë profesione më të rëndë, sidomos në ngritjen e peshave. Një konsultë tek fizioterapisti është shumë i këshillueshëm, pas çdo sinjali që na jep trupi. Pasi, këto sinjale më vonë mund të jenë shqetësuese për trupin tonë. Në përditshmëri në punë, shoh që nuk ka persona që nuk janë prekur apo që kanë sinjale në trup që u paraprijnë këtyre patologjive”, tha ndër të tjera ai.

Ndërsa, përsa i përket sëmundjes së Skuliozës, Bushi u shpreh se kjo sëmundje trajtohet nëpërmjet tre ndërhyrjeve.

“Skulioza trajtohet nëpërmjet tre ndërhyrjesh, ku kemi fazën e terapisë, nëpërmjet korses dhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Por, unë do thosha që faza e parë është më efektive, pasi kjo u paraprin këtyre dy të tjerave, dhe normalisht më e rënda është ajo e fundit, e ndërhyrjes kirurgjikale”, tha Bushi. 

Së fundmi, ai u shpreh se “problemet më madhore që shfaqen tek njerëzit dhe prekin kockat janë te mesit dhe te qafë”.

EMISIONET