Negociatat me BE vitin tjetër, Bullgaria veto ndaj Maqedonisë: Shqipëria të vlerësohet më vete

Negociatat me BE vitin tjetër, Bullgaria veto ndaj Maqedonisë:

Ambasadori bullgar në Bruksel, Rumen Aleksandrov, ka kërkuar që Shqipëria të ndahet në procesin e integrimit europian nga Shqipëria. Ai konfirmoi veton bullgare për problemet dypaleëshe me Maqedoninë, pas takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.

Bullgaria konfirmoi këtë javë veton kundër cceljes së bisedimeve të anëtarësimit mes Maqedonisë së veriut dhe Bashkimit Evropian.

Ka qenë vetë ambasadori bullgar në Bruksel, Rumen Alexandrov, që ka folur për mediet pas takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.

Për të dërguarin bullgar në Bruksel, Maqedonia e veriut duhet të përmbushë kriteret për të vijuar procesin.

“Për fat të keq, Republika e Maqedonisë së Veriut ende nuk i plotëson kriteret për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, tha pas takimit në Bruksel ambasadori i Bullgarisë në BE, Rumen Alexandrov.

Sa i përket Shqipërisë, që është e lidhur me Maqedoninë në çeljen e negociatave, ai kërkoi ndarjen e vendeve për procesin e integrimit.

"Shqipëria duhet të vlerësohet e pavarur nga Maqedonia e Veriut në bazë të performancës së saj", tha Aleksandrov. 

Procesi midis dy shteteve është aktualisht i bllokuar nga vetoja e Sofjes kundër Shkupit.

Aktualisht, përparimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është bllokuar nga vetoja e Bullgarisë në hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, e cila u imponua kur qeveria e mëparshme bullgare u përpoq të arrinte marrëveshje me Shkupin për çështje dypalëshe gjuhësore dhe historike.

Ambasadori Aleksandrov vuri në dukje se Bullgaria kishte propozuar disa mundësi për zgjidhjen e problemeve me Maqedoninë e Veriut, në lidhje me të drejtat e qytetarëve me kombësi bullgare, si dhe zbatimin e traktatit të miqësisë të nënshkruar mes dy vendeve.

“Partnerët tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëjnë zotime specifike detyruese, disa prej të cilave duhet të përmbushen në afat të shkurtër dhe pjesa tjetër të përfshihen në kërkesat e kornizës së ardhshme negociuese. Deri atëherë nuk pritet përparim në procesin e zgjerimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Aleksandrov.

Bullgaria ndërkaq ndodhet nën presionin ndërkombëtar për të mudnësuar hfillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Në fillim të nëntorit, kongresmenët amerikanë Klaudia Teni dhe Uilliam R. Keting, të dy anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i kërkuan Sofjes të gjente një kompromis dhe të zgjidhte situatën.

Në një letër drejtuar ambasadorit bullgar në Uashington, Tihomir Stoytchev, ata shkruanin se bllokimi i mëtejshëm i procesit do të hapte derën për ndikim më të madh rus dhe kinez në rajon.

EMISIONET