Gjilan, 14 persona të intervistuar nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

Gjilan, 14 persona të intervistuar nën dyshimin për falsifikim

Katërmbëdhjetë persona janë intervistuar deri më tani në Gjilan, nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim.

Sipas tij, Policia Rajonale e Hetimeve, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojë intervistimin edhe të personave të tjerë, varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

“Hetimet po vazhdojnë. Deri tani janë intervistuar 14 persona dhe, varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë. Këta persona dyshohen për falsifikim të rezultateve të votimit", ka deklaruar Hashani. 

EMISIONET