Zgjerohet orari i lëvizjeve, Tirana gjallërohet

Kjo e hënë në Tiranë ka nisur si një ditë e zakonshme për qytetarët. Zgjerimi i orarit të lëvizjeve ka bërë që të rëndohet edhe qarkullimi në rrugët e Tiranës. Nga dita e sotme, ka nisur lehtësimi i fashës së orarit të lëvizjes së qytetarëve dhe bizneseve të lejuara. Fasha orare do të zgjatet deri 17:30 për qytetarët, shërbimet ushqimore, farmacitë dhe bankat. Ndërsa autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Foto: LSA