Volejboll, Partizani fiton derbin e kryeqytetit

Partizani ka arritur të kalojë në finalen e Kupës së Shqipërisë duke mundur Tiranën në volejbollin për femra. Të kuqtë fituan derbin kryqeytetas ndaj Tiranës 3-0 me sete (25-13, 25-18, 25-7), sfidë e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në Tirana Olimpik Park. Të trija setet ishin nën komandën e skuadrës së Partizanit, që u shkëput gradualisht nga pika në pikë, për të korrur një sukses të merituar dhe u kualifikua për në finale. Ditën e diel, ora 16:00, do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë për femra, ku përballë Partizanit do të jetë skuadra e Barleti Volej. FOTO/ LSA
Një baba ‘super’ si ky
14/02/2019 - 08:24
"Ringjallet" Skënderbeu
11/02/2019 - 21:21